TIRANE- Emri i Memli Begallës, që më parë mbante emrin Afrim Begalla, nuk ka qenë i panjohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje. “BalkanWeb” mëson detaje rreth së shkuarës së viktimës, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me një silenciator, duke marrë një plumb në kokë, në zonën e ish-Bllokut.

Burime për ‘BW’ bëjnë me dije se më 21 dhjetor të vitit 1998 Begalla, në atë kohë 45 vjeç është arrestuar pasi tentoi të tregtonte dollarë falsë. Viktima, ndonëse nga Tepelena, kishte jetuar për shumë vite në Sarandë, ndërsa për këtë vepër u kap në Tiranë. Forcat policore të antikrimit ekonomik-financiar të asaj kohe arrestuan në tregun e valutës Begallën me 5050 dollarë false, që kishin të njëjtët numra serie. Gjatë kohës që ai qëndronte në burg, një tjetër akuzë rëndoi ndaj tij, ajo e kontrabandës.

Mësohet se viktima rezulton të ketë qenë një person me precedent penal në shtetin fqinj, Itali.
Memli Begalla para se të ndryshonte emrin rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali për marrjen me forcë të vajzës së tij. Kjo e fundit ishte martuar me një shtetas kosovar, dhe Begalla e kishte ndarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb