TURQI – Shtatë muaj pas ndarjes së tij tragjike nga jeta ka ardhur në jetë djali i tij, të cilin ai e priste me padurim.Një ditë më parë, ka ardhur në jetë djali i vetëm i aktorit dhe prezantuesit të ndjerë turk Vatan Şaşmaz, i cili në gusht të 2017-ës u ekzekutua me armë zjarri nga ish e dashura.

Aktori me bashkëshorten 
83107-640-0-5a8c02df9b418
Mësohet se bashkëshortja e tij, Yasemin Adali, e ka quajtur vogëlushin Asil Vatan Şaşmaz, në nderim të të atit.

Aktori dhe moderatori i njohur turk Vatan Sasmaz është vrarë nga e dashura e tij Filiz Aker, e cila pasi ka qëlluar aktorin 4 herë pas shpine me armë zjarri ka vrarë edhe veten.

Dyshja ishte përfshirë në një zënkë përpara se Filiz të ngjitej në dhomën e tij të hotelit, për të ekzekutuar aktorin e më pas veten.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb