TUNIS- SHBA-ja i dhuroi sot Tunizisë materiale ushtarake me vlerë prej 20 milionë dollarë për përforcimin e kapaciteteve të ushtrisë së saj në kuadër të luftës antiterrorizëm, njoftuan sot disa përgjegjës.

Tunizia morri sot një sistem të plotë të mbikëqyrjes dhe të informimit, të përbërë nga avionë të tipit Maule dhe Jeep”, deklaroi ministri tunizian i Mbrojtjes, Farhat Horchani, gjatë livrimit të një pjese të këtë materiali në bazën ajrore të Aouina, pranë Tunizit.

Tunizia po përballet që prej revolucionit të saj në vitin 2011 me një lëvizje të fortë xhihadiste të armatosur dhe ka qenë shpesh herë në vitin 2015, shënjestër e atentateve të konsiderueshme të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) ku kanë humbur 72 persona.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: