SHBA-ja rivendosi sot Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, si dhe do të vendosë sanksione të reja për t’u përpjekur të bllokojë ambiciet e saj bërthamore.

“Sot, SHBA-ja përcakton Korenë e Veriut si një shtet që mbështet terrorizmin”, njoftoi Donald Trump në Uashington.

“Përveç kërcënimeve kundër botës për shkatërrime bërthamore, Koreja e Veriut mbështet në mënyrë të përsëritur veprime terrorizmi ndërkombëtar, ku edhe vrasje në territor të huaj”, shtoi presidenti amerikan.

Regjimi i Kim Jon Un i bashkohet armiqve të tjerë të SHBA-së të vendosur në këtë listë të zezë, Iranit dhe Sirisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: