TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një vizitë Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Rama e cilësoi Tusk mikun e shqiptarëve. Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se Shqipëria është në një fazë të re, më të vështirën në rrugën drejt BE.

“Tusk ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë takimit u ndalëm edhe tek elementët kyç të procesit dhe tek një nga elementët kyç siç është reforma në drejtësi, dhe procesi i vettingut. Presidenti Tusk ka patur gjithmonë fjalët e duhura për ne, ka qenë një inkurajues i vazhdueshëm për Shqipërinë. Shqiptarët presin me padurim integrimin. Sfidat kapërcehen përmes ndërveprimit. Integrimi në BE kërkon sakrifica dhe durim”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana e tij, Tusk shprehu mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë, dhe çeljen e negociatave për anëtarësim. Ai tha se e ardhmja e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, është në BE.

“Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga Perandoria Otomane, unë nuk kam dyshim se ju do të ecni përpara në rrugën tuaj. Jam optimist për perspektivën evropiane të Ballkanit. Ballkani perëndimor e ka vendin në BE. Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të rajonit është në interes të BE-së. Ëndrra ime është që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Keni mbështetjen time për çeljen e negociatave për anëtarësim. Më lejoni ta mbyll duke i bërë homazh markës historike të Shqipërisë, tolerancës fetare. Kem bindjen se jeni më europianë ju këtu, se disa europianë të BE-së”, u shpreh Presidenti Tusk.

Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Kujtojmë se Këshilli i Europës, do të vendosë në qershor lidhur me rekomandimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.
31189754_423532354739273_8008212723802308608_n

31275741_423532334739275_4677932053562392576_n
vijon…
(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: