Ndeshja e fundit më 30 qershor e ka bërë shumë më të famshëm kampionin e Europës më “Kickbox”, Kristain Prengën. Sportisti shqiptar shpalosi të gjithë repertorin e tij duke mbyllur ndeshjen brenda disa minutave dhe kaq ka mjaftuar që anembanë botës t’a mirëpresin njerëz shumë të rëndësishëm.

26-vjeçari i rikthyer në Toronto të Kanadasë për t’u stërvitur për sfidën e radhës e cila do të mbahet më 25 nëntor, është mirëpritur nga ministri i financave të këtij vendi, Charles Sousa. Ky i fundit fillimisht ishte senator ndërsa tashmë është ministri i financave në Kanada dhe mesa duket ka fituar një simpati të veçantë për kampionin pasi ata u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, raporton “dualajm.com”.
WhatsApp-Image-2017-09-17-at-1.19.18-PM
Së bashku me Kristian Prengën dhe ministrin është edhe trajneri i sportistit shqiptar, Lenox Luis, një emër shumë i njohur që ka lënë shënjë në botën e ringut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb