UEFA i qëndron strikt kërkesës së saj për Fair-Play-in Financiar. Ekipi i rradhës i cili është dënuar për shkak të thyerjes së këtij rregulli është Partizani i Beogradit.

Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës në UEFA-s ka publikuar vendimin ku thuhet se skuadra e njohur serbe në rast kualifikimi nuk do të lejohet të marrë pjesë në kompeticionet europiane përgjatë 3 sezoneve të ardhshme. Bardhezinjtë e Beogradit kanë një borxh prej 2.5 milion eurosh të papaguar që nga shtatori, pjesa më e madhe e të cilit janë taksa për shtetin serb.
uefa-vendimi-partizani-i-beogradit-470x279
Më parë është raportuar nga mediat serbe se shumë ekipe të kampionatit atje, rrezikojnë të dënohen. Kjo pasi janë mbërthyer nga një krizë ekonomike dhe lojtarët nuk po paguhen. Këto të fundit i kanë hedhur klubet në gjyq dhe në rastin më të keq pritet të këtë sërish dënime të tilla.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb