Nëse Skënderbeu po pret vendimine e CAS kështu nuk mund të thuhet për UEFA-n, e cila sot ka zyrtarizuar klubet të cilat do të marrin pjesë në kompeticionet e saj.

kukesi

Në “Champions League” nuk do të jetë Skënderbeu i cili u shpall kampion, por Kukësi. Ndërkohë në kompeticionin tjetër do të luajnë Luftëtari, Laçi dhe si pasojë dënimit të Skënderbeut i takon Partizanit për të plotësuar treshen.

shqiptaret

Kujtojmë se Skënderbeu ka apeluar në CAS që UEFA t’i lejojë të marrin pjesë në “Champions League” këtë sezon me pretekstin se vendimi përfundimtar mbi dënimin e UEFA-s do të marrë kohë derisa të shqyrtohet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb