UEFA dhe organizatoret e EURO 2016 prezantuan sot biletën zyrtare për 51 ndeshjet e Kampionatit Europian te Futbollit i cili do fillojë pas 70 ditësh. Mbi 15 milionë persona aplikuan për bileta në faqen zyrtare të UEFA EURO 2016 dhe tifozat me fat të cilët arritën të bëjnë blerjet, shumë shpejt do marrin biletat e tyre.

Dizenjo e biletës së EURO 2016 është një përzierje e elementëve të turneut Europian të futbollit në të cilën dallohen atmosfera festive dhe vlerat e futbollit modern, ndërkohë që elementët e sigurisë e bëjnë atë shumë unike. Mes këtyre elementëve përfshihen barkodet dhe imazhet me një rezolucion të lartë, një hologramë shumëngjyrëshe. Kjo teknologji e re përdoret për herë të parë në një biletë futbolli.

Ndërkohë, UEFA dhe organizatorët e “Euro 2016” kanë përsëritur apelin e tyre për tifozët që të mos blejnë biletat e Kampionatit të Futbollit nga persona të paautorizuar, agjentë apo faqe interneti të cilat i ofrojnë ato me çmime shumë të ulëta, pasi biletat e shitura prej tyre mund të jenë të falsifikuara ose të pavlefshme, gjë që do të sjellë edhe refuzimin në hyrjen e stadiumeve
(er.nu/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: