UKRAINË-Të gjitha kompanitë ajrore ruse do të ndalohen në Ukrainë duke nisur nga fundi i muajit tetor, njoftuar sot autoritetet ukrainase duke zgjeruar listën e tyre të transportuesve ruse tashmë të ndaluar, në përgjigje të një vendimi të ngjashëm të Moskës përballë grupeve ukrainase.

”Kjo masë, që përfshin deri tani katër kompani ruse që kryejnë rregullisht fluturime direkte në Ukrainë (Aeroflot, Transaero, Sibir dhe Rossia) dhe do të hyjë në fuqi më 25 tetor, ka prekur gjithashtu dhe dy kompani të tjera UTair dhe Saratov Airlines”, theksoi një zyrtare e shërbimit ajror të Shtetit ukrainas, Natalia Terletska.

“Ky ndalim përfshin vetëm ndalimet e avionëve të tyre në qytetet ukrainase. Ata mund të kalojnë në hapësirën ajrore ukrainase”, shtoi ajo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: