UKRAINE- Numri i të vdekurve nga gripi në Ukrainë ka arritur në 286 vetë, ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Sipas ministrisë, numri më i madh i të vdekurve nga gripi, prej shtatorit të vitit të kaluar e deri tash, është shënuar në rajonet Kiev dhe Odesa.

Ministria nuk ka specifikuar nëse ndonjëra prej këtyre vdekjeve është shkaktuar nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrit, siç kanë raportuar më herët mediat ukrainase. Ministri i shëndetësisë së Ukrainës, Aleksandr Kvitashvili, më 26 janar zyrtarisht e pat shpallur praninë e epidemisë së gripit në këtë vend.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: