UKRAINË-Presidenti i Ukrainës, Poroshenko ka urdhëruar trupat e ushtrisë të ndalojnë luftimet në lindje të vendit, pak minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të arritur në Minsk.

Petro Poroshenko paralajmëroi gjithashtu rebelët pro-rusë për sulmet e vazhdueshme në qytetin e rrethuar të Debaltseve.

Pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të arritur në Minsk, ishte raportuar për luftime të ashpra mes palëve.

Edhe udhëheqësit e rebelëve në Donetsk dhe Luhansk urdhëruan më herët forcat e tyre që të ndalonin luftimet.

Ukrainia dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se dërgon trupa dhe armë të rënda për të ndihmuar separatistët në lindje, por Moska e mohon një gjë të tillë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb