UKRAINE – Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur rëndë, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga një predhë, në rajonin Donetsk të Ukrainës.
Sipas mediave vendase, predha është lëshuar nga rebelët prorusë në afërsi të qytetit Volnovakha, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar lajmet, duke mos marrë përgjegjësinë për sulmin. Duke iu referuar burimeve zyrtare, agjencia “Interfax” konfirmon vdekjen e 10 pasagjerëve të autobusit, por nuk përjashton mundësinë që numri i viktimave të jetë më i lartë.

Volnovaha gjendet mes rajonit rebel të Donetskut dhe qytetit port të Mariupolit, nën kontrollin e qeverisë ukrainase. Më shumë se 4 800 persona kanë humbur jetën në Ukrainë nga luftimet që nga prilli i vitit 2014.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb