TIRANE- Pas postimit të një video rrëqethëse nga “BalkanWeb” të një vogëlushi që ulërinte e iu lutej policëve të mos i merrnin të atin në komisariat, pas protestës në Shkozë reagon edhe ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli.

Ashtu si shumëkujt, edhe asaj i bie në sy fakti që policët, burra e gra nuk reagojnë fare ndaj lutjeve të vogëlushit që ka frikë, qan e kërkon nënën e babain t’i kthehen në shtëpi.
topalli
STATUSI I PLOTE
Te dashur miq,
Shikoni fetyren e femijes…
Te keput shpirtin. …
Lutet, qan, kerkon ndihme… ka frike.
Por askush nuk pyet per te.
Arroganca e dhuna e shtetit policor nuk don t’ia dije as per femijet, as per dhimbjen e traumatizimin e tyre.
Ky vend drejtohet vetem me dhune e pashpirtesi
Edhe kur ke te drejte, dhuna eshte e padrejte.
( Thomas Carlyle)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb