Situatën për Skënderbeun e rëndoi akoma më shumë edhe kërcënimi me jetë ndaj dy inspektorëve të Etikës që kanë hartuar raportin. Më datën 8 shkurt të këtij viti, UEFA nëpërmjet një komunikate bënte të ditur se inspektorët që janë marrë me këtë çështje kanë marrë kërcënime anonime me vdekje, duke sqaruar gjithashtu se këto veprime nuk do të frikësojnë askënd dhe se personat e përfshirë në hetim kanë mbështetjen e plotë të qeverisë së futbollit europian.

Madje, UEFA ka publikuar dhe një mesazh mbështetës nga ana e presidentit, Aleksander Ceferin, i cili ndër të tjera shkruan: “Ne nuk do të lejojmë që persona të stafit të UEFA-s, që po merren me këtë çështje apo me çështje të tjera, të jenë subjekt kërcënimi nga palë të treta dhe ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës dhe timen personalisht”, përfundon mesazhi i presidentit të UEFA-s.

Ndërkaq, klubi i Skënderbeut u distancua menjëherë nga ky rast, duke deklaruar se e dënonte me forcë ngjarjen dhe garantoi respekt për punën e organeve juridike të UEFA-s. /PanoramaSport – http://www.panorama.com.al/sport/ultimatumi-i-presidentit-te-uefa-s-per-skenderbeun-situata-u-rendua-nga-kercenimet-me-vdekje//

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: