TIRANE- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, ishin sot në Unazën e Madhe të Tiranës ku u hap segmenti i rrugëve lidhëse e ndihmëse nga kryqëzimi me rrugën “Komuna e Parisit”, ku përfundon segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Re Tiranë-Elbasan, dhe vazhdon deri në segmentin tjetër Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike.
29387068_409129262846249_7724962233381289984_o
“Ka mbaruar ndërtimi i të gjithë rrugëve lidhëse dhe ndihmëse që lidhin komunitetin e Kodrës së Diellit dhe Komunës së Parisit me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave të bardha dhe të zeza nga Kodra e Diellit duke e lidhur me lumin e Lanës. Nuk do të kemi më probleme me përmbytjet dhe ruajmë investimin e bërë në lidhje me Unazën bashkë me gjithë këtë pjesë. Nga ana tjetër, është bërë plotësimi i të gjithë elementëve të sinjalistikës dhe elementëve mbrojtës për sigurinë e këmbësorëve por edhe për sigurinë e gjithë investimit të kryer”, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro.
29366382_409128979512944_5261729443231039488_o
Ai tha se projekti i ka ardhur në ndihmë komunitetit pasi është ndërtuar edhe rruga që lidh banorët me të vetmen shkollë të kësaj zone e cila deri më tani përmbytej prej ujërave.
29356560_409128946179614_1854897638139232256_o
“Autoriteti Rrugor ka bërë dhe investimin e rrugës që të çon deri tek Lana dhe kjo zonë përfundimisht ka marrë zgjidhjen. Në Komunën e Parisit dhe në zonën e Selitës është ndërtuar edhe mbikalimi i këmbësorëve i cili siguron kalimin e qytetarëve dhe lidhjen e zonës së shkollës ashtu sikurse qendrës shëndetësore”, sqaroi Qendro.
29342749_409128886179620_2986929220682252288_o
Ministri Gjiknuri tha se tanimë këto rrugë lidhëse bashkë me Unazën janë me standardet më të larta ndërsa pritet të ketë lehtësim të trafikut në këtë zonë.
29339502_409129266179582_8481171915392679936_o
“Një rrugë edhe nga ana estetike shumë e bukur por edhe e mirëorganizuar. Ne ishim këtu për të bërë me dije publikun që përfundimisht u plotësua dhe ky segment që do të sjellë një lehtësim të madh të trafikut në zonën e Liqenit pasi ishte krijuar një problem tek diga me tendencën për tu futur në unazë. Tanimë kjo është një tjetër rrugë shfryrëse e cila lehtëson jashtëzakonisht trafikun. Edhe sot mund të shikoni që ka një diferencë të madhe, mjafton të shkoni tek diga e liqenit”, theksoi Gjiknuri.
29313836_409129112846264_8381862822581108736_o
Ministri njoftoi se brenda këtij viti fillojnë punimet edhe për segmentin e Unazës së Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja që do të transformohet plotësisht duke llogaritur pjesën kryesore të Unazës, mbikalim-nënkalim ashtu sikurse rrugët dytësore.
29313810_409128889512953_2757236542945624064_o
“Ky projekt nuk do të përfundojë këtu. Projekti do të vazhdojë deri tek ‘Sheshi Shqiponja’. Brenda këtij viti do të vazhdojmë punimet deri tek ‘Sheshi Shqiponja’ që të bëhet e mundur që lidhja direkte e unazës me aksin Tiranë-Durrës. Do të thotë një lehtësim i madh i trafikut dhe kemi të bëjmë me një nga veprat më madhore të investimeve publike. Janë projekte kryesore dhe fokusi i katër viteve të ardhshme do të jetë përfundimi i rrugëve të nisura, plotësimi i gjithë rrjeteve kryesore, nyjeve kombëtare. Jo hapje rrugësh do kudo që nuk sjellin asnjë rezultat ekonomik apo nuk kanë efekt mbi komunitetin”, insistoi Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb