Nga: Flutura AÇKA

Në vend që të heqësh doganën, shton trarët ndarës, sepse nuk e duron dot të flitet kosovarisht në Durrës, apo hasianen a pukianen në Shën Vasil.

Nëse ke bezdi, ik ti! Të paktën tani e dimë përse janë bërë plot fanfara mbledhjet e qeverive Shqipëri-Kosovë dhe se shashka e presidentit kombëtar u fik nën malin e parave. Patriotizmin e këtyre të Shqipërisë populli e ka provuar me detin, me varrezat, me lumenjtë, me PPP-ra, po ku shkoi patrotizmi i Thaçi and Co, apo qoftë i Haradinajt, i cili mund ta kishte refuzuar taksën nga krahu i vet, thjesht me i mbet një rybe patriotizmi…

A e mbajnë mend shqiptarët që secili prej nesh i ka paguar dikur për Rrugën e Kombit qeverive Majko rreth 10 mijë lekë në emër të bashkimit (së paku ekonomik) të Kombit. Na i ktheni ato para, pastaj vërini taksë. Rrugën e kemi paguar ne, dhe për fatin e saj vendosim ne. Bëj referendum, sepse eshte fjala për çështje që i tejkalon peshën e çfarëdo qeverie të padinësh shqiptarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: