PARIS– Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova dënoi ashpër shkatërrimin në Siri nga grupi i Shtetit Islamik të Harkut të Triumfit të Palmirës, monument 2000-vjeçar dhe simbol i këtij qyteti antik, përfshirë në trashëgiminë botërore.

“Ky shkatërrim i ri tregon se deri në çfarë pike ekstremistët janë të tmerruar nga historia dhe kultura (…), dhe se çfarë janë ata, një shprehje e pastër e urrejtjes dhe injorancës”, theksoi Bokova në një komunikatë.

“Nuk do të ketë pafajësi për kriminelët e luftës dhe gjithçka që është bërë do të gjykohet dhe dënohet në bashkëpunim të ngushtë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, theksoi ajo.

“Pavarësisht urrejtjes së tyre kriminale, ekstremistët nuk do të arrijnë kurrë të fshijnë historinë dhe as të injorojnë kujtimin e kësaj qendre që mishëron unitetin dhe identitetin e popullit sirian”, sipas drejtoreshës së UNESCO-s.

Shteti Islamik shkatërrroi dje me eksploziv Harkun e Trumfit në Palmira që daton që prej Perandorisë Romake (193-211), dhe ishte vendosur në hyrje të rrugës së njohur të kolonave të qendrës historike.

Që prej kohës që kanë marrë kontrollin e qytetit në maj 2015 duke u favorizuar nga tërheqja e ushtrisë siriane, xhihadistët kanë shkatërruar tashmë dy tempuj, atë të Bel-it, dhe tre kullat më të bukura të qytetit antik.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: