Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Të paktën 96 fëmijë janë vrarë dhe 223 janë plagosur në Aleppon Lindore që nga e premtja, -tha Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i UNICEF – Justin Forsyth.

“Fëmijët e Alepo janë të bllokuar në një makth të gjallë! Nuk ka fjalë për të përshkruar vuajtjet që janë duke përjetuar. Sistemi shëndetësor është shkatërruar në Aleppon Lindore. Është e vështirë që çfarëdo mjekët të trajtojnë të plagosurit, ndërsa rastet traumatike jane rritur”, deklaroi ai. Një mjek në terren i tha UNICEF -it se fëmijët kanë pak shans për mbijetesë, për shkak të kapaciteteve te pakta dhe furnizimit të kufizuar me ushqime dhe ujë të pijshëm.

“Asgjë, Asgjë nuk mund të  justifikojë sulme të tilla mbi fëmijët dhe këtë mospërfillje totale, këtë mosrespektim të tillë për jetën e njeriut. Vuajtja  dhe shoku mes fëmijëve, është padyshim më e keqja që kemi parë”,  përfundoi deklaratën Zv.Drejtori i UNICEF.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: