Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të Nisida Tufës në News 24 ka rrëfyer marrëdhëniet e saj me kryeministrin, Edi Rama dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Jeni shprehur se opozita nuk është çështje numrat por çështje morali. ‘Do të bëjmë një opozitë frontale me qeverinë’. Kur do nisim ta shohim këtë?
E vërtetë është. Të fillojmë njëherë, të konstituohemi. Të krijojmë grupet parlamentare dhe të shohim qëndrimet që do mbahen. Gjërat nisin hap pas hapi. Është një parlament i ri, me grupe ndryshe, qoftë edhe politikisht. Kemi një ngjyrë komplet ndryshe në Kuvend. Mënyra se si do të menaxhohet dhe funksionojë Kuvendi është me rëndësi.

Në mbledhjen e parë të grupit të LSI ju u shprehet se do bëni opozitë që i ka munguar vendit. Çfarë i ka munguar vendit?
Vendit i ka munguar alternativa. Ne kemi pasur një opozitë (PD) që kryetari nuk ka qenë në sallë dhe kjo krijonte çorientim. Kishim një grup parlamentar të shpërndarë, të grupuar. Ne në vendimet tona që morëm, përsa i përket vendimeve në Kuvend, nuk do lejohet që të ketë asnjë ekuivok në grupin tonë. Ne do jemi të organizuar. Opozitë nuk do të thotë të shash dhe të fyesh, por të propozosh. Atë që është e mirë s’ke pse të mos ta votosh. Por atë që cënon sovranitet e vendit, duhet të reagosh. Është në parlament me votë të deformuar, që vjen si rezultat i blerjes së votës dhe ne do bëjmë detyrën si opozitë e fortë dhe konstruktive. Rama ndryshoi emrin nga ministria e Jashtme se ka asnjë vend në botë.

Ju jeni shprehur në një intervistë televizive se e keni bllokuar numrin e zotit Rama. Ça marrëdhënie keni me të?
S’kam asnjë marrëdhënie me të, vazhdon të jetë i bllokuar numri. Me njerëzit e tij afër komunikoj, me atë jo.

Thatë se nuk keni asnjë komunikim me zotin Rama, prej sa kohësh ndodh kjo?
Me thënë të drejtën nuk e kam vënë re, se nuk e kam ndjerë. Pse duhet të komunikoj? Kam pasur komunikimin shoqëror, dhe e zgjedh vetë sipas dëshirës.

A do të jetë një opozitë e bashkuar në Parlament?
Unë nuk mendoj se është çështje numash, por çështje morali. Frontin e drejton populli, pasi janë problemet e tyre ata që të fokusojnë në problematika. Unë mendoj se çështja e opozitës nuk është çështje numrash, pasi rendësi ka alternativa që ti ngre.

Një koalicion i mundshëm me PD? Apo thjesht në nivelin e Bashkëpunimit?
Për momentin nuk e shohin një gjë të tillë, do jemi në kontakt me deputetët. Ka pasur një takim mes grupeve parlamentare, mes zotit Vasili dhe Spahos. Nuk është prioritare. Por do ishte mirë që ta rakordoheshin.

Po për marrëveshjen e 17 majit, askush nuk e mësoi fiks se si ishte kjo marrëveshje, përveç dy liderëve…A e dëmtoi kjo marrëveshje LSI?
Nuk mendoj se LSI duhet të marrë rolin e qaramanit që na dëmtoi marrëveshja e dy partive të vjetra. Për mua LSI tashmë ca ka ndodhur që në pozicionim që mora mandatin, LSI nuk do shoh më mbrapa, do shoh para se si të rritet si një forcë politike me alternativa. LSI po u kthye pas do të kthehet pas. Sigurisht ka gabime, do mësojmë nga gabimet. Se dhe ne kemi gabime, por janë gabime që s’u kanë kushtuar jetën asnjë qytetari. I kanë kushtuar më shumë vet LSi këto gabime. Nga gabimet mëson, ti i përsërit ato dhe janë faje pastaj. Ne u pozicionuam në rolin e opozitës për të mos qenë më pjesë e kanabizimit të vendit.

Sa i takon PD, zoti Basha do jetë në këtë seksion plenar, si e shihni këtë fakt?
Do jetë një gjë shumë e mirë. Nuk mendoj se debati ngelet në Kuvend, por edhe kudo.

Doja t’ju kujtoja një deklaratë të Ramës për zgjedhjet: Kurrizi i LSI nuk ka qenë asnjëherë interferim për gjërat e mëdha, pasi ska qenë asnjëherë për të bërë gjëra të caktuara…
Të gjitha reformat zgjedhore që i kanë bërë i kanë bërë në kurriz të LSI. Edhe marrëveshja e 17 majit ajo ishte, për të eliminuar LSI. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ende në 2017-ën flasim për të pasur zgjedhje të lira.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: