Manchester United dëshiron të aktivizojë nënçështjen e kontratës të nënshkruar me Ibrahimoviç për të zgjatur edhe një vit bashkëpunimin me yllin suedez.

Edhe pse sulmuesi 35-vjeçar mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundit të “Europa League” kundër Anderlect, ku rrezikon një “stop” prej 6 deri në 9 muaj, “djajtë e kuq” janë të kënaqur me sezonin e Ibrës dhe për këtë arsye dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.

Por çuditërisht, siç raporton “The Sun”, suedezi nuk ka pranuar të nënshkruajë pasi nuk dëshiron të paguhet në një kohë kur nuk mund të japë kontributet e tij për ekipin. Një gjest madhështor i Ibrës që në kushte të tilla refuzon të marrë rrogën vjetore prej 15 mln eurosh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb