NGA AURORA GOLEMI*

Të rinjtë që ia kanë besuar studimet e tyre Universitetit “Luarasi” mund të provojnë tani që zgjedhja e tyre ka qenë më e zgjuara, pse jo dhe më e shpërblyera.

Është fakt se Universiteti “Luarasi” u jep studentëve mundësinë për të qenë pjesë e programit “Erasmus Plus” njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në shtetet europiane.

Studentët e Universitetit “Luarasi” kanë mundësi që një pjesë të kursit ta kryejnë në universitetet europiane, duke fituar një përvojë të vlefshme në përputhje me kërkesa e tregut.

Krijimi i hapësirës akademike të studimit sheshon kufijtë me vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania, Polonia, apo Italia  që mundësohet falë marrëveshjes së bashkëpunimit me programin “Erasmus Plus”.

Mundësia e harmonizimit të të gjithë tregut arsimor apo të gjithë hapësirës akademike të Bashkimit Europian tashmë është e prekshme. Kjo i bën studentët e “Luarasit” pjesë të pandashme, integrale të hapësirës akademike europiane, që ka një traditë qindra vjeçare në mësimdhënie.

Rektorja e Universitetit “Luarasi”, Zonja Nevila Xhindi paraqet tablonë e avantazheve që përfitohen në saje të këtij bashkëpunimi, që është në një hap me homologët europianë të arsimimit universitar.

Sipas zonjës Nevila Xhindi, “Studentët dhe pedagogët, duke u njohur me një hapësirë multikulturale, me metodologji të reja të kërkimit shkencor apo edhe forma të tjera të mësimdhënies, mund të vijnë t’i implementojnë ato në universitetin e tyre “Luarasi”.

Një ndër risitë e viti te ri akademik është edhe krijimi i zyrës së zhvillimit të projekteve dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo strukturë e re është në ndihmë të studentëve dhe të stafit pedagogjik të Universitetit me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre. Zyra merret me kërkimin, hulumtimin shkencor. Një ndër prioritetet kryesore të saj është orientimi i studentëve në kuadër të thirrjes së  projektit europian për arsimin “Erasmus Plus”.

“Zyra ka lindur si ide në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit. Që nga tetori i vitit të kaluar menduam të hapej. Kjo zyrë është në planet strategjike të universitetit. Jemi përfshirë në disa projekte të rëndësishme”, tha Nevila Xhindi, Rektore e Universitetit “Luarasi”.

“Kjo zyrë ka shumë bashkëpunime interesante këtë vit. E kemi startuar me universitetin e Lodzit. Ky universitet ka marrëveshje me “Luarasin”. Ofrohen mundësi për studentët dhe stafet të bëjnë shkëmbime. Jam krenare që studentët e shikojnë këtë zyrë si facilituese. Duam që studentët të kërkojnë më të mirën. Studentët kanë filluar kërkojnë info mbi projekte të reja”, tha Faola Hodaj, Kryetare e zyrës së Projekteve dhe bashkëpunimit.

Universiteti “Luarasi” nëpërmjet zyrës së Zhvillimit të Projekteve dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ka nënshkruar vitin e kaluar një marrëveshje me Universitetin “Lodz”, në Poloni.

Sipas kësaj marrëveshjeje studentë të universitetit Luarasi do të zhvillojnë një semestër akademik në universitetin prestigjioz “Lodz” në Republikën e Polonisë, në kuadër të bursave të “Erasmus Plus” për mobilitetin e studentëve.

Gjatë këtij semestri, studentë të ciklit të parë dhe të dytë të universitetit “Luarasi”, do të zhvillojnë lëndët përkatëse në universitetin polak.

Universitetit “Lodz” radhitet si universiteti i katërt, ndër dhjetë shkollat universitare më të mira në Poloni.

Zyra për Kërkim dhe Zhvillim Projektesh është një strukturë e ngritur brenda “Luarasit”, por njëkohësisht do të bashkëpunojë me një gamë të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi me universitetet evropiane. Duam të zhvillohemi në rajon. Shkolla synon të jetë i hapur, duam partnere në treg”, tha Hodaj.

Studentët e Bachelorit të Universitetit “Luarasi” të përzgjedhur në programin Erasmus Plus, Sokol Qato dhe Klaus Gorica janë përzgjedhur për të kryer një semestër në Universitetin e Lodzit. Ata na tregojnë se aplikimi në zyrën e projekteve pranë Luarasit ka qenë hapi i vetëm që kanë ndërmarrë për të studiuar në Poloni. Kurrikula mësimore është e njëjtë, në të dy universitetet por eksperienca është e pakrahasueshme.

Për më tepër, “Luarasi” ka krijuar rrjetin e partnerëve në rajon, duke bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe kërkimit shkencor. E tillë është edhe konferenca ndërkombëtare që pritet të zhvillohet në Tiranë në datat 3 dhe 4 mars me tematikë: informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik. “Luarasi” në bashkëpunim me qendrën e dokumentacionit dhe studimit të taksave në Universitetin e Lodzit do të sjellë sëbashku studiuesit e proceseve socio ekonomike dhe politike të vendit dhe rajonit.

Fokusi i punimeve do te jete lidhur me problemet fiskale dhe çështjet e ndryshme të sistemit tatimor shqiptare detajet për konferencën i jep kryetarja e bordit të besimit zonja Xhindi.

Sakaq drejtuesit e universitetit “Luarasi” iu bëjnë maturanteve të cilët janë në dilemë për të bërë një zgjedhje për të ardhmen e tyre, ta konsiderojnë si alternativë parësore “Luarasin”, pasi ky universitet nuk ofron vetëm auditore ku mësohet por një eksperiencë unike me profil europian që finalizohet me një diplomë të vyer në tregun e punës.

“Luarasi” është universiteti me emër, që dallon në cilësi, për procesin e mësimdhënies dhe për kushtet që ofron për studentët.

Ky gërshetim shërben, veç të tjerash, për përgatitjen e një brezi të ri studentësh, të cilët do ta kenë shumë më të lehtë depërtimin në tregun e punës, pse jo edhe arritjen e një karriere të suksesshme.

Një tjetër arsye është edhe infrastruktura e universitetit, e cila është nga më bashkëkohoret, e pajisur me auditorë modernë, si dhe bibliotekë, që pasurohet çdo ditë. Sakaq, tarifat vjetore të studimit janë një tjetër komponent i rëndësishëm, që prekin direkt xhepat e familjeve. “Luarasi” aplikon tarifat më të lira në tregun e arsimit të lartë publik.

Me këto elemente “Luarasi” plotëson të gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtet të ofrojë një universitet, që, mbi të gjitha, synon të mbajë lart emrin e vet dhe që i drejtohet atij segmenti të studentëve që duan një arsimim elitar, që kërkojnë të kenë vëmendje gjatë kohës së formimit të tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb