TIRANË- “U përgatitëm për më të keqen dhe shpresuam për më të mirën”. Kështu deklaron një shqiptar në Florida pas shkatërrimeve që shkaktoi atje uragani i fuqishëm “Irma” që ka shkaktuar deri më tani 5 viktima vetëm në Florida dhe 30 viktima në të gjithë vendet ku ka kaluar.

Jani Baze, është një i ri që jeton në Floridën qendrore, dhe gjatë një komunikimi telefonik me News 24 thotë se ajo është më pak e prekura nga furia e një uragani të tmerrshëm që siç thotë edhe Jani, preku më së shumti zonën jugore të Floridës, e gjunjëzoi qytetin e Majemit, i cili është ende në ujë.

“Këtu sapo kemi kaluar më të keqen e uraganit, koha është qetësuar disi, jashtë fryn ende erë e fortë. Dëmët janë të shumta. Dëmi më i madh është mungesa e energjisë elektrike. Jetoj në Floridën qendrore. Edhe këtu shumë shtëpi janë shkatërruar. Ka tela elektrikë nëpër rrugë, kalimi me makinë është i rrezikshëm, kalojnë vetëm ambulancat dhe policia”,- thotë ai, raporton BalkanWeb.

Duke thënë se “Irma” është uragani më i madh që ka kaluar ndonjëherë në zonën ku jeton, Jani shtoi se situata mëe kritike është krijuar në Majemi. “Majemi gjendjet nën ujë, gjendja atjeështë më kritikja. Shpresojmë që më e keqja ka kaluar”,- shtoi ai siç mëson BalkanWeb.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: