SHBA– Uragani ‘Irma’ ka mbërritur në Florida, ndërsa aktualisht ka marrë 3 jetë njerëzish. Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West, pasi u fuqizua përsëri në një stuhi të shkallës së 4, por më pas përsëri u ul në shkallën e 3-të, me erëra me shpejtësinë rreth 130 kilometra në orë. 35 milionë njerëz u paralajmëruan nga autoritetet për rrezikun e uraganit.

Metereologët thonë se Irma është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit.Pas largimit nga Key West, uragani lëvizi drejt brigjeve perëndimore të Floridës, duke prekur zonat më të populluara në Naples, Fort Myers dhe drejt qytetit Tampa.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si “një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë”. Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit.

Guvernatori Scott përsëriti thirrjen për infermierët dhe punonjësit e emergjencave që të ofrojnë ndihmën e tyre vullnetare, shumë të nevojshme pas stuhisë.

Më tepër se 75 mijë njerëz e dëgjuan këshillën e guvernatorit dhe shkuan në rreth 400 qendra strehimi. Mbi 1 milion banesa dhe biznese u njoftuar se nuk kanë energji elektrike.

Ngaqë uragani e ndryshoi drejtimin nga perëndimi, banorët e qytetit të Tampës ishin të fundit që shkuan nëpër strehime, pasi më parë mendohej se stuhia atje nuk do të ndjehej shumë.
441EDEBF00000578-4869944-image-a-152_1505063691588
4420A7A900000578-4869944-image-a-183_1505069219524
441F427D00000578-4869944-Irma_tore_down_a_construction_crane_atop_a_skyscraper_high_over_-a-144_1505063440881
441E072700000578-4869944-image-a-5_1505049584768
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: