Fuqia e uraganit “Maria” ka kaluar në një kategori “jashtëzakonisht të rrezikshme”, më saktësisht në kategorinë e nivelit të katërt të stuhive, thonë parashikuesit amerikanë të motit. Ky uragan sipas tyre është nisur drejt Ishujve Leeward në Karaibe, shkruan BBC.

Ky uragan pritet të godisë këtë zonë gjatë natës së hënë, sipas kohës lokale. Autoritet kanë frikë se uragani mund të marrë me vete shumë mbetje të uraganit Irma dhe kështu të rrisë gjasat për aksidente. Uragani Irma goditi pjesën më të madhe të Floridas dhe bëri që shumë qytete të përmbyten në ujë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: