Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Uragani Ofelia mbërrin në Irlandë, 3 viktima, 320 mijë banorë pa energji elektrike

Të gjitha shkollat janë mbyllur në Irlandë, për shkak të Ofelia, uragani i kategorisë 1, por që ka një fuqi shkatërruese. Të gjithëve u është ndaluar lëvizja në rrugë pasi era parashikohet të ketë shpejtësinë 130km/orë.
Probleme ka pasur në furnizimin me energji elektrike, transport.
Në gadishullin iberik 35 të vdekur për shkak të zjarreve, të cilat jane ushqyer edhe nga erërat e forta te Uraganit.

Niveli i alarmit është ai maksimali, për të gjithë Vendin dhe Irlandën e Veriut. Erërat e forta kanë përfshirë edhe Skocinë, Galles dhe Anglinë, ku më shumë se 320 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Spanjë dhe Portugali të pakten 35 të vdekur për shkak të zjarreve të mëdha të shkaktuara për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, që kanë arritur deri në 130 km/orë. Parashikohet edhe mbyllja e shkollave për të parandaluar më të keqen.
Uraganet janë fenomene të pazakonta për Evropën, por në ishujt britanik nuk mund të harrohet ‘Great Storm’, në tetor të 1987, 30 vite më parë, kur një stuhi e fuqishme atlantike preku brigjet e kontinenti të vjetër.
Dëmet materiale atëherë ishin të mëdha, një miliard sterlina, si dhe 22 të vdekur.
(da.xha/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.