TIRANE– I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish ministri demokrat, Besnik Mustafaj komentoi 3 urdhër arrestet për 3 ish zyrtarët e policisë si të përfshirë në trafikun e drogës si dhe dekonspirimin e operacionit për kapjen e tyre. Mustafaj tha se ka mungesë të vullnetit për të dëgjuar denoncimet nga Edi Rama, ndërsa Prokuroria nuk ka kryer detyrën kushtetuese deri më tani.

“Akuzat rreth implikimit të drejtpërdrejtë dhe menaxhimit të drogës për disa zyrtarë janë bërë nga mediat dhe opozita në 3 vitet e kaluara. Në pranverë ka pasur akuza të shumta, por këto janë konsideruar nga Rama si çështje të zhargonit të tij. Problemi i parë i Ramës është mungesa e vullnetit për të dëgjuar denoncimet qoftë nga opozita dhe media. Ne kemi tashmë një vënie në lëvizje të policisë dhe drejtësisë. Pra Prokuroria nuk ka kryer detyrën e vet kushtetuese deri tani. Nuk ka pasur bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka marrë për bazë denoncimet. Nuk është ndonjë çudi që ish- zyrtarët u zhduken, pasi mund të kenë pasur hapësira. Policia duhet ti mbante nën vëzhgim 3 ish- zyrtarët”- tha Mustafaj.

Ndër të tjera Besnik Mustafaj tha se me rëndësi është që ka nisur hetimi për këta 3 ish zyrtarë, ndërsa opozita duhet lavdëruar për denoncimet.

“Opozita duhet lavdëruar, por duhet të ruajë këndin e denoncimeve dhe nuk duhet të intereferojë me punën e Prokurorisë. Opozita ka plot çështje të tjera për të denoncuar. Për mua është e rëndësishme që nisi ky hetim për 3 ish zyrtarët”- tha ai.
20171124-171106
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: