Personi që shihni në foto është Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, ndaj të cilit prokuroria lëshoi sot një urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

‘BalkanWeb’ mëson se Gjergji Kohila, nga Delvina, para se emërohej në këtë detyrë, ka qenë efektiv policie në Sarandë. Ai është nipi i ish-Kryetarit të PS dhe njëkohësisht ish-n/prefektit të Delvinës, Agron Kohila. Ky i fundit një emër i përfolur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Më herët LSI denoncoi lidhjet nepotike në Delvinë, ku akuzonte Agron Kohilën, se kishte punësuar fisin, përfshi edhe nipin e tij Gjergji Kohila. Po ashtu, Prokuroria ka lëshuar edhe dy urdhër-arreste të tjera, konkretisht ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, përcjell ‘BalkanWeb’.

Gjergji Kohila
Gjergji Kohila

DENONCIMI I ATËHERSHËM I LSI
Lidhjet familjare të ish-kryetarit të PS-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013;
Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;
Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë; Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;
Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;
Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;
Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;
Gurie Kohila, mbesa, infermiere;
Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb