TIRANE– Pak ditë pasi drejtori i Përgjithësim i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të Policisë, ku porositi këta të fundit të godasin grupet kriminale dhe paligjshmërinë, duket se kanë ardhur veprimet konkrete. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Tranës ka evidentuar 20 ndërtime pa leje, ku janë arrestuar 4 shtetas dhe 17 të tjerë janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmëris Gjatë 24 orëve të fundit evidentohen 20 ndërtime pa leje përkatëse në juridiksionin e Tiranës Policia e Tiranës arreston 4 shtetas, procedon 17 shtetas dhe shpall në kërkim 2 shtetas Arrestohen për ndërtim të paligjshm: – P.H., 47 vjeç, sepse në banesë po ndërtonte një kat shtesë. – Q. K., 44 vjeç, sepse në banesë po ndërtonte një objekt. – N. Gj., 48 vjeçe, sepse në banesë është konstatuar duke kryer punime ndërtimi. – V. M., 57 vjeç, sepse tek sheshi i pallateve në një hapsirë publike, po kryenin punime ndërtimi. Procedohen për ndërtim të paligjshmë: D. L., 61 vjeç, A. B., 60 vjeç, N. R., 61 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, V. Gj., 28 vjeç, F. D., 51 vjeçe, V. Ç., 46 vjeçe, E. J., 37 vjeç, F. M., 51 vjeçe, I. Rr., 71 vjeç, A. Ç., 34 vjeç, I. K., 52 vjeç, H. D., 57 vjeç, M. M., 69 vjeç, L. V., 32 vjeç, F. B., 23 vjeç dhe D. D., 19 vjeç. Gjithashtu po punohet për shoqërimin e shtetasve: – O. M., 30 vjeç, sepse në garazhin e tij, ka kryer punime ndërtimi – E. H., 61 vjeç, sepse në ë lokalin e tij, ka kryer punime ndërtimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: