TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ‘pingpongut’ mes institucioneve për gjetjen e përgjegjësit të faktit që Liliana Ruko nuk arriti të mbrohej për shkak se urdhri i gjykatës nuk arriti në polici.

Manjani deklaron se tashmë ka nisur hetimit ndaj procesit të marrjes dhe të zbtimit të urdhrit të mbrojtjes për viktimës. Ai nxit prokurorinë të zbardhë këtë çështje dhe thotë se e ka kërkuar që ditën e djeshme.

“Tashmë zyrtarisht ka një hetim të çelur ndaj procesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtjes për Liljana Rukajn.
Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera!
Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje. Tani tja lëmë drejtësisë në dorë!”, shkruan Manjani.

Urdhri i mbrojtjes për 43-vjeçaren Lilian Ruko u publikua sot në media, por në një reagim, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se ky urdhër nuk kishte shkuar kurrë në polici dhe kërkoi që të gjendej përgjegjësi i fshehjes së këtij urdhri.
Nga ana tjetër deputetja demokrate Majlinda Bregu tha se kushdo që është përgjegjës duhet të dënohet njësoj si vrasësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: