Franca e fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi pasi mposhti Kroacinë në finale, duke siguruar titullin e dytë pas trofeut të parë në 1998.
Djemtë e Didier Deschamps mposhten Kroacinë falë autogolit të Mario Mandzukic dhe golave të Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Afrikanët kanë pushtuar rrjetet sociale duke festuar titullin e Francës në Kupën e Botës, pasi mposhti Kroacinë 4-2 në Luzhniki Stadium.
Përveç kësaj, në skuadrën e Deschamps ka plot lojtarë me prejardhje afrikane si Pogba, Matuidi, Dembele, Utiti, Mbappe etj. Nga ana tjetër nigerianët e kanë vërshuar Twitterin për ta festuar triumfin e Francës si fitore të Afrikës.

Ndërkohë që rrjete sociale me të drejtë kanë ngritur pyetjen: Kë duhet të urojmë më shumë Francën apo Afrikën për trofeun e Kupës së Botës?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb