TIRANE-Ish- ministri i Energjetikes, Dritan Prifti është ndarë nga jeta gjatë ditë së djeshme në moshën 49-vjecare. Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.

Ai ishte baba i 4 fëmijëve, e njëri prej djemve të tij njihet si një ndër modelët më të rinj e që po nis një karrierë në fushën e modelingut.

Pak kohë më parë me rastin e ditëlindjes së Dritan Priftit, ai ka postuar në rrjetet sociale një foto teksa shkruan se i është mirënjohes babait të tij.

“I uroj gëzuar ditëlindjen personit nga i cili marr shembull. Të dua shumë babi. Faleminderit që gjithmonë më je pranë”, shkruante Davidi bashkangjitur fotos së të atit.
dritan-prifti-1
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: