Përvjetorin e 9-të të Pavarësisë së Kosovës përveç politikanëve e kanë uruar edhe shumë prej VIP-ave shqiptarë, nëpërmjet mesazheve publike, kryesisht në rrjetet sociale. Ndër ta ka qenë edhe këngëtarja Enca Haxhiaj. E përfolur shpeshherë më shumë për format trupore se sa për muzikën, Enca kësaj here ka bërë një gafë, duke ngatërruar flamurin e Kosovës.
enca 1
Teksa ka publikuar foton e “New Born”, e cila tashmë ka simbolin e “No Walls”, Enca shkruan si përshkrim: “Urime Pavarësinë”. Pikërisht tek përshkrimi i kësaj fotoje, këngëtarja ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Europian, gjë që u ka rënë menjëherë në sy ndjekësve të saj.
enca-620x330
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: