Donald Trump vijon të thellojë diferencën me rivalët e tij brenda Partisë Republikane. Këtë e thotë sondazhi më i fundit i publikuar nga Wall Street Journal.

Sipas sondazhit të gazetës së njohur, Donald Trump ka dyfishuar diferencën duke u shkëputur me të paktën 13 pikë nga rivali më i afërt Ted Cruz. Ndërkohë që shumë larg janë të gjithë të tjerët duke filluar nga Marco Rubio dhe Jeb Bush.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb