Zinku është një nga mineralet kryesore për funksion imin e duhur të trupit. Së pari, ai suporton shumë enzima në trup, forcon funksionin e sistemit imunitar dhe stimulon shërimin e plagëve, sintezën e ADN dhe zhvillimin e rritjen normale gjatë shtatzënisë, fëmijërisë dhe adoleshencës. Defiçenca e zinkut lidhet me problemet e tiroideve, akneve, infertilitetit (më shumë tek meshkujt si rezultat i sasisë së reduktuar të spermës), sistem të dobët imunitar, flokë të hollë, skuqje në lëkurë, mungesë oreksi, humbje peshe, rikuperim të ulët të plagëve, madje edhe depresion. I ftohti akut dhe regjeneracioni makular (i syve) shpesh trajtohen me zink.

Megjithatë, medikamente si pilula e kontrollit të lindjeve etj. mund të ndikojnë në nivelet tuaja të zinkut me kalimin e kohës. Gjithashtu, edhe ekspozimi i tepërt ndaj këtij minerali mund të çojë në toksikim, duke ndërprerë magazinimin e bakrit dhe hekurit, por edhe në gjendje si probleme gastrointestinale, konfuzion dhe skuqje.

Zinku i tepërt gjithashtu lidhet me kancerin e prostatës. Ky informacion është i nevojshëm, sepse ju duhet të kontrolloni nivelet e zinkut para se të filloni të merrni suplemente.

Gjithashtu, marrja e suplementeve të zinkut mund të shoqërohet me të vjella, diarre, dhimbje koke, përgjumje dhe një shije të keqe në gojë.

Këto janë opsionet më të mira për të marrë zinkun përmes ushqimeve:

GUASKAT E DETIT
Frutat e detit me guaskë, veçanërisht gocat e detit janë të pasura me zink. Ndodhen rreth 76 gramë zink në një servirje me 6 goca deti mesatare, një sasi rreth 7 herë më e madhe se ajo ditore e rekomanduar për të rriturit (10 gramë në ditë) në varësi të faktit nëse jeni duke ushqyer me gji.

MISHI

Mishi është një tjetër burim i pasur zinku. Një biftek viçi siguron 8.9 gramë për servirje, derri 4.2 gramë për servirje, fileto e derrit 2.7 gramë për servirje, një këmbë pule 3.4 gramë dhe një gjoks pule 1 gram për servirje. Mishi gjithashtu siguron hekur, B12 dhe proteina.

DRITHËRA TË PLOTA MËNGJESI
Zinku gjendet edhe në disa drithëra të plota, si psh., drithërat e mëngjesit duke siguruar rreth 25% të normës ditore për servirje (3/4 kupë).

BULMETI

Djathërat, kosi dhe qumështi i paskremuar sigurojnë rreth një gram zink për servirje.

ARRAT DHE FARAT

Të fundit, por jo më pak të rëndësishme, farat e kungullit, arrat dhe bajamet janë një burim i shkëlqyer i këtij minerali esencial. Arrat variojnë nga 1 deri në 2 gram zink për servirje deri te farat e kungullit, që sigurojnë vlerat më të larta. Arrat dhe farat sigurojnë gjithashtu acide yndyrore të shëndetshme omega3, proteina dhe magnez.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb