Ushqimi është elementi kryesor për një trup të shëndetshëm, jo më kot themi shpesh: “Ne jemi çfarë hamë”. Nëse kujdesemi në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë në përditshmëri do të fitonim një trup të shëndetshëm, të bukur, një lëkurë vezulluese si dhe një sistem imunitar të fortë.

Dietologia Lyndi Cohen ka zbuluar ushqimet që ne duhet të hamë për të për të përmirësuar shëndetin tonë. Ajo i ka ndarë nevojat trupore në 5 kategori dhe ka përshtatur ushqimet sipas vlerave ushqyese që kanë.

1.Për një zemër të shëndetshme dietologia Cohen sugjeron përdorimin e përditshëm të domates. Domatja është një super ushqim që forcon zemrën nga pigmenti antioksidant që ka.

2.Për një lëkurë vezulluese ajo sugjeron përdorimin e frutave si portokalle, kivi si dhe perimet si speca të kuq, karota dhe lule lakër. Lule lakra përmban vitamin C e cila është një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe prodhon kolagjen.
3.Arrat janë ato që ndihmojnë në zhvillimin e trurit si dhe të ndihmojnë në përqëndrim pasi janë të pasura me omega 3.
4.Për forcimin e muskujve sugjerohet përdorimi i perimeve të ndryshme si dhe konsumimi i mishit .
5.Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim ushqimet e duhura janë : salmon, i cili këshillohet të konsumohet dy herë në javë, avokado si dhe vezë.
(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: