Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë: ushqimet me ngjyrë të zezë gjithnjë e më të pranishëm në menutë e të gjitha kategorive, shkruan tgcom.it

Ka thuajse një vit që tashmë, ushqimi me ngjyrë të zezë, simbol i elegancës, u bë protagoniste edhe në vaktet ushqimore.

Ajo që bëri të “shpërthente kjo lloj mode”, ishte sigurisht ngjyra e zezë e sepies, e cila ngjyroste fillimisht makaronat sipas traditës veneciane. Një tjetër “mbret i zi” i kuzhinës është orizi i zi që derivonte nga Azia.

Kohët e fundit është shtuar shumë në menu ushqimi në ngjyrë të zezë falë elementit që i bën të tilla: karboni vegjetal. Një substancë natyrale që ndihmon në thithjen e gasrave të stomakut, përdoret në brumin e makaronave dhe picat për të ofruar variantin e saj të kromuar që tërheq si ata që duan ushqimin e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë pjatat me 5 yje. Karboni vegjetal është futur edhe në përpunimin e djathrave, i cili u jep një ngjyrë të zezë shumë interesante, pa i ndryshuar shijen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb