Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë po përfundon procedurat e fundit për gjyqin që do të mbahet në 6 shtator të këtij viti kundër Gjykatës së Lartë. Në bazë të vendimit unifikues nga gjykata, pas përllogaritjes së pensioneve, ushtarakët detyrohen të kthejnë mbrapsht vlerën që varion nga 2 milionë lekë deri në 37 milionë lekë të vjetër. Mbi 20 mijë ushtarakë, të gjithë anëtarë të kësaj shoqate nga i gjithë vendi, prej vitesh po për ballen me dyert e gjykatave për zbatimin e statusit të ushtarakut dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, presidenti i SHKURSH-it, Thoma Konduri tregon se ky vendim absurd i Gjykatës së Lartë nëpërkëmb dinjitetin e ushtarakut dhe shkel veçanërisht të drejtat ekonomike të ushtarakëve të liruar.

Kur është krijuar Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë dhe cili është misioni i saj? Krijimi i kësaj shoqate daton më 8 prill 1996 dhe misioni kryesor i saj është të mbajë ushtarakët të bashkuar, të mbrojë interesat ekonomike të tyre, të ruajë traditat më të mira të ushtrisë, të integrojë ushtarakët në jetën civile si dhe në gjirin e NATO-s. Por faktori kryesor që na ka dhënë energji të mos dorëzohemi është shkelja e të drejtave ekonomike që ka bërë shteti shqiptar ndër vite ndaj ushtarakëve në lirim.

Cilat janë disa nga pikat në të cilat konsiston moszbatimi i statusit të ushtarakut?

Për herë të parë statusi i ushtarakut është miratuar në korrik të vitit 1991, por është injoruar totalisht nga gjykata dhe qeveritë e të gjitha ko hërave. Ka rreth 20 nene të cilat i japin të drejtë kësaj kategorie ushtarake, ndërkohë që për nenin 35 mbi pensionin e parakohshëm dhe nenin 41 mbi rimbursimin e barnave kanë dalë vendime e ligje të tjera cenuese të së drejtave tona. Instituti i Barnave nuk e pranoi VKM-në mbi nenin 41 dhe rimbursimi i ilaçeve për ushtarakët në lirim nuk gjeti kurrë zbatim.

Si e priti SHKURSH vendimin unifikues të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë? Pra do të ketë një rillogaritje të pensioneve?

Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë mohon totalisht të drejtat e ushtarakëve dhe nëpërkëmb dinjitetin e tyre. Shoqata jonë po përgatitet për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe në datën 6 shtator 2017 do të përballemi në gjyq me vendimet absurde të Gjykatës së Lartë.

Cila kategori e ushtarakëve preket nga ky vendim i Gjykatës së Lartë?

Ky vendim prek mbi 1 mijë ushtarakë që kanë fitu ar gjyqet dhe tashmë kthehen në debitorë. Është absurde pasi shumica e gjyqtarëve që kanë firmosur vendimin unifikues, para kanë dhënë vendime pro ushtarakëve. Pas rillogaritjes, ushtarakët detyrohen të kthejnë mbrapsht vlerën që varion nga 2 milionë lekë deri në 37 milionë lekë të vjetër. Pensioni i parakohshëm i mohuar ka një histori të gjatë gjyqesh dhe e ka çuar dinjitetin e ushtarakëve në atë nivel sa mund të tallen punonjësit e sigurimeve shoqërore.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/08/21/ushtaraket-me-5-shtator-gjyqi-kunder-gjykates-se-larte-konduri-ja-sa-detyrohemi-te-kthejme-mbrapsht/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb