Histori të denja për skenar filmi. E fundit është ngjarja tragjike që për protagoniste ka të renë Marjana Cmeta. Pas vrasjes së vjehrrës Lirije Lami, Marjana Cmeta në atë kohë 20 vjeçe, shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin.
79785929-fe07-4184-83ab-f0c1635b79c8-1-770x433Marjana Cmeta
Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Sipas hetimeve të prokurorisë, Marjana Cmeta e ka helmuar vjehrrën me fotoksinë në lëng portokalli.
“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre. Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kishte shpërndare qumështin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fotoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja ne jetë fëmijën tim. Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej”, ka treguar Marjana Cmeta.

21-vjeçarja ka thënë se gjatë përleshjes e ka mbytur Lirije Lamin me një shall dhe pastaj me duar i ka bllokuar frymëmarrjen “derisa dha shpirt”.

Në 2017 një tjetër ngjarje e rëndë, ku protagoniste kishte nuset ndodhi në Shijak. Në atë kohë 19-vjeç, Elda Tanushi tentoi të helmonte vjehrrën e saj duke i hedhur helm në gotën e kosit.
elda-3Elda Tanushi
Në 2013 policia arrestoi shtetasen Xhemile Skuka. Kjo e fundit në bashkëpunim me kunatën Xhemile Skuka vranë vjehrrën e tyre Naime Skuka.
kunatatXhemile e Hike Skuka
Ngjarja ndodhi në muajin shkurt të vitit 2013 në një fshat të Peshkopisë, ku dy kunatat Xhemile e Hike Skuka, përkatësisht 25 dhe 33 vjeçe në atë kohë, pasi vranë me vaj të nxehtë në vesh vjehrrën e tyre 66-vjeçare, e groposën atë në stallën e bagëtive.

Burimi: http://www.gsh.al/2018/03/15/vaj-te-nxehte-ne-vesh-helm-ne-kos-e-leng-portokalli-nuset-vrasese-qe-shokuan-shqiptaret/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb