TIRANE – Vaji i mentes është një antimikrob shumë i mirë. Ai mund të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët.

Kjo bimë është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, hithër e butë, hithër e egër, dhiozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Ajo mund të ofrojë përfitime të shumta terapeutike, duke përfshirë lehtësimin e dispepsisë dhe përmirësimin e sëmundjeve të zorrëve.

Gjithashtu ajo mund të kurojë tuberkulozin, inflamacionin, mund të parandalojë astmën, të lehtësojë infeksionet e herpesit, menaxhon stresin, trajton çrregullimet nervor si dhe ju ndihmon të digjni kaloritë e tepërta.

Mund të përdoret në formë çaji duke zierë gjethet e bimës dhe mund ta konsumoni disa herë në ditë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb