Vaji i ullirit përmban kimikatet natyrale që ndikojnë në zbutjen e dhimbjeve të kokës, njëlloj si dhe ibubrofeni. Kjo e dhënë ju shkon për shtat pohimeve se ushqimi mesdhetar, përkatësisht ai dalmatin, është zgjedhja më e mirë për jetë të gjatë dhe mbrojtje nga sëmundjet e ndryshme.

Vitaminat dhe antioksiduesit në perimet e freskëta, mishin e peshkut dhe në verën e kuqe, konsiderohen të jenë kyçe për ushqim të shëndetshëm dhe dietë, e kur ju shtohet edhe vaji i ullirit me efekt prej analgjetiku, atëherë posedoni një garanci për jetë të shëndetshme. Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se konsumimi i 50 gramëve vaji të ullirit ka të njëjtin efekt sikurse një e dhjeta e dozës së ibuprofenit, e cila u përshkruhet të rriturve te dhimbjet e kokës. Nga kjo e dhënë thuhet se si vaji i ullirit zbut, por nuk i ndalon dhimbjet e kokës, mirëpo për një periudhë të gjatë kohore të përdorimit mund ta ndalojë shfaqjen e dhimbjeve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: