Të gjithë do t’jua kenë lakmi ngjyrën e trupit që do ta merrni, të gjithë përbërësit i keni në kuzhinën tuaj!

Vetëm pas dy ditëve do të vëreni nxirje të lehtë. Bashkë me nxirjen e shpejtë, përparësia e këtij zbutësi është që lëkura mund t’ju bëhet e butë dhe e ushqyer.

Po ju sjellim recetën më të thjeshtë për vajin për nxirje të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi!
Për përgatitje ju nevojiten:

– 3 dl vaj ulliri,
– 2 karota,
– 6–7 arra të reja

Merrni një kavanoz dhe hidhni karotën e bluar, grini arrat dhe hidhni vajin e ullirit. Mbylleni mirë dhe lëreni ashtu të qëndrojë në diell së paku katër javë (më së miri do të ishte 40 ditë). Herë pas here përzieni përmbajtjen.

Kur të kalojë koha e “përgatitjes” së vajit, kullojeni dhe vajin e përftuar hidheni në një shishe të vogël.

Duke pasur parasysh që ky preparat nuk mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, meqenëse faktori i tij mbrojtës është 2, para se ta përdorni vajin, mbrohuni me kremin me faktor dhe pas gjysmë ore përdoreni vajin, shkruan tg. Pas dy ditësh do të vëreni nxirje të lehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: