Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vajza e aktorit të njohur pranon se është lesbike (Foto)

SHBA – Vajza e aktorit të njohur Jackie Chan ka pranuar se është lesbike. 17-vjeçarja e dha lajmin përmes një postimi në Instagram, duke postuar një foto në sfondin e një ylberi, ndërsa më vonë konfirmoi se është e lidhur me aktivisten e njohur të rrjeteve sociale, Andi Autumn, 30 vjeçe.

Pasi e bëri publik lajmin për prirjet e saj seksuale Etta Ng, e cila jeton në Hing Kong, u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga mbështetja e madhe që ka marrë pasi është rritur e rrethuar nga negativiteti dhe mendjegushtësia raporton Daily Mail.

Nënë e Ettas është Elaine Ng Yi-Lei, ish-Miss Azia e cila pati një marrëdhënie të shkurtër me aktorin e njohur Jackie Chan në fund të viteve ’90.
(er.cu/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .