Disa ditë më parë Marina Fara, vajza e këngëtares tha se jetën luksoze ia siguronte e ëma, këngëtarja Eli Fara, mirëpo është zbuluar i dashuri i saj biznesmen me të cilin mbrëmë mësohet se ka shpallur edhe fejesën. Ndërsa duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, burime pranë biznesmenit, bëjnë me dije se lidhja e tyre vijon prej disa muajsh.

I dashuri i saj quhet Edi Ismaili dhe është pronar i një lokali të njohur në Bllok si dhe i disa makinave luksoze, shkruan newsbomb.al.
marina-fara481
Edi nga të gjithë shkodranët njihet për jetën e shfrenuar mes Belgjikës dhe Shkodrës, udhëtimet e shpeshta në vende të botës, pronar i disa automjeteve që kapin vlera marramendëse dhe së fundmi pronar i një lokali në mes të Bllokut, inauguruar vetëm disa javë më parël.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb