SHBA – Vajza e Kate Moss, Lila Grace Moss Hack, 14 vjeçe, u ul për herë të parë në radhën e parë të një sfilate mode. Ajo mori pjesë në shfaqjen e Topshop në Londër dhe pranë saj ishin e ëma, mikesha e saj, Stella Jones dhe fashionisteve Olivia Palermo, Julia Restoin Roitfeld dhe Hannah Bronfman shkruan The Sunn.

Kate Moss dhe e bija ishin veshur thjesht për këtë sfilatë. Edhe pse Moss Hack nuk u ngjit në pasarelë si vajza e Cindy Crawford, shkëlqeu në radhën e parë me portretin e saj tërheqës. Ajo ka qenë më parë në një kopertinë reviste me të ëmën dhe ka realizuar në fillim të vitit fushatën e saj të parë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: