Më herët nuk kishim dëgjuar për ndonjë lidhje mes vajzës së madhe të legjendës së muzikës, Michael Jackson, Paris.

Por tashmë përflitet se, është në një lidhje me modelen Cara Delevingne. Dyshja u dallua për herë të parë duke dalë nga një klub nate të kapura për dore, në nëntor të vitit të kaluar.

19-vjeçaja Paris dhe 25-vjeçarja Cara i shtuan më shumë thashethemet, pasi u panë duke shijuar një mbrëmje jashtë në Londër.

Vajza e ikonës së muzikës ka shijuar një darkë me modelen dhe miqtë.

Paris dhe Cara thuhet se nisën të njiheshin pasi u takuan në “MTV Movie Awards”, vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb