TIRANE– Ditën e sotme, kur shënohen 7 vite nga ngjarje e “21 janarit”, ku 4 persona mbetën të vrarë në bulevard teksa protestonin përpara Kryeministrisë, kreu i Qeverisë ka mbledhur në takim familjarët e viktimave.

Gjatë takimit të organizuar në ambientet e Kryeministrisë, kanë marrë fjalën familjarët e 4 viktimave, të cilët teksa kanë përsëritur si çdo vit apelin për drejtësi, kanë shprehur besimin se kjo do realizohet me zbatimin e reformës në drejtësi.

Në fjalën e saj, vajza e njërit prej të vrarë gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shtatë vite më parë, tha se shpreson që me zbatimin e këtyre reformave të bëhet drejtësi për babain e saj.

“Historia ka mësuar se popujt në vite besojnë tek drejtësia. Nuk kisha mundësi të shkruaja një letër më herët, por them se besoj tek drejtësia për vdekjen e babait tim. Besojmë tek reforma në drejtësi, dhe shpresojmë që me zbatimin e saj të mund të bëhet drejtësi për familjarët tanë”, u shpreh ajo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: