Ato të dyja janë shpesh në qendër të lajmeve pas çdo video apo fotoje të publikuar. Bëhet fjalë për ish-ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe vajzën e saj Kejda. Madje për të qenit në qendër të lajmeve rozë, ka folur edhe vetë ish-deputetja e PD-së. Por sot vajza e saj ka publikuar një video të bërë 14 vite më parë, në SHBA.

Bregu me vajzen

Në video znj. Bregu dhe e bija që studion jashtë vendit, shfaqen në të famshmin Walk of Fame në Hollywood, California, ndërsa pas krahëve të tyre luhet muzikë ‘live’. Ndonëse në vitin 2004, ish-deputetja Bregu si gjithmonë duket e veshur me shumë stil. Jo klasike, por me një palë xhinse dhe një xhup lëkure të kuq, duke zbuluar dhe pak barkun. “BalkanWeb” sjell disa foto të shkëputura nga video në Instastory të vajzës së Bregut.

Bregu (4)

Në video vajza e saj Kejda shkruan “2004, kur e kisha mamin vetëm për vete”. Një vit pas realizimit të kësaj video, Majlinda Bregu u bë pjesë e PD-së e cila do të vinte në pushtet falë edhe KOP-it të famshëm.

Bregu (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb