Foto pikante që tërheqin vëmendje sapo i shikon. Këto vajza janë modele, të cilat kanë pozuar në pikat më të larta të ndërtesave të Nju Jorkut.

Japonezja Mar Shirasuna, ka realizuar një set fotografik me disa modele, të cilat kanë pozuar në pikat më të larta të ndërtesave të Nju Jorkut, për projektin e quajtur “Bukuroshet dhe Nju Jorku”.

Disa nga modelet kanë zgjedhur të mbulojnë disa pjesë të trupit të tyre, ndërsa të tjerat janë ndjerë më mirë duke dalë nudo.

Ky projekt nuk ka pasur si qëllim që të evidentojë bukurinë e formave trupore të modeleve, por të tregojë bukurinë e qytetit të Nju Jorkut. Por mesa duket e gjithë vëmendja do shkojë tek vajzat sesa tek bukuria e qytetit.

Ajo tha se ideja erdhi pasi po kërkonte dëshmpërimisht të gjente një mënyrë të re për të treguar bukurinë e “qytetit që nuk fle kurrë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: