Kristi Vangjeli u shpreh i lumtur për fitoren e parë në grup, përballë Dinamos së Kievit, dhe shtoi se e kishte të vështirë të festonte këtë rezultat, duke mos pasur tifozët pranë në stadium.

Duhet të vinte skuadra më e fortë e grupit për të marrë fitoren e parë?

“Të gjitha ndeshjet i kemi luajtur kështu. Sot patëm edhe një marsh më shumë. Fusha pa tifozë, nga ana psikologjike ishte një problem i madh. Është e vështirë ta festojmë këtë fitore pa tifozë. Më vjen keq që Partizani ka fituar, por ne vareshim nga rezultati i tyre. Do kërkojmë të vazhdojmë fitoret për të kënaqur veten dhe tifozët.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb